35-vjetori i PS/ Rama: Ruçi me fytyrë të ngrysur qëndroi në majë pa Facebook, Instagram e Tiktok, por sepse kurrë nuk humbi kontaktet me njerëzit! 'Kryepatronazhist'

2 Qershor, 21:23 | Përditesimi: 2 Qershor, 21:23

I pranishëm në eventin për 35-vjetorin e PS-së, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e vlerëson maksimalisht punën e patronazhistëve të Partisë Socialiste.

Duke veçuar Gramoz Ruçin si kryepatronazhistin e PS-së, Rama tha se ish-kryeparlamentari ka bërë për Partinë Socialiste më shumë se të gjithë të tjerët, duke mbajtur kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët.

A.M/Shqiptarja.com