3.9 milionë të huaj erdhën në Shqipëri nga janari në korrik! 643 mijë turistë më shumë se në 2019, shtohen të ardhurat

26 Gusht 2022, 18:20

3.9 milionë shtetas të huaj kanë hyrë në Shqipëri në 7 muajt e këtij viti, duke kapërcyer shifrat e 2019 me 643 mijë turistë më shumë, ndërsa në raport me 2020-ën hyrjet janë trefishuar. Sipas INSTAT rritja e aktivitetit turistik, ka sjellë më shumë të ardhura në buxhet, ka rritur punësimin dhe ka ndikuar në shtimin e bizneseve të reja