4 ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti

4 Qershor 2020, 19:48

Katër ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, 27-vjeçar këtë të enjte rreth orës 10:30 të paradites. E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti telefonon menjëherë stafin e ‘Pa Gjurmë’, ndërsa me lot në sy kërkon sërish të birin.