Dy javë i zhdukur/ Kthehet me këmbët e veta në shtëpi gardisti! Daja në 'Pa Gjurmë': Nuk mban mend asgjë, në gjendje të rënduar mendore

TIRANË- Në gjendje të rënduar mendore dhe fizike kthehet në shtëpi 2 javë pasi u zhduk, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti. 27-vjeçari u denoncua si i humbur në emisionin ’Pa gjurmë’, ndërsa është kthyer me këmbët e veta në banesë. Lëvizjet kaotike dhe pa destinacion të të riut sipas familjarëve kishin të bënin më gjendjen e ankthit që i riu po kalonte gjatë kohës së karantinës. I riu ndodhet në spital, nën trajtimin e mjekëve, pasi nuk gëzon shëndet të mirë mendor, për shkak të humbjes së vetëdijes. Në një lidhje telefonike, daja i 27-vjeçarit Haxhi Vela tha se ai nuk mbante mend asgjë.

'Ka shkuar me këmbët e veta në shtëpi, në orën 1 pas mesnate ditën e mërkurë. Ka trokitur vetë në derë. Nënës së tij Gjyles, nuk ka mundur t'i komunikojë asgjë, pasi nuk mbante mend ku kishte qenë. Ishte i rraskapitur dhe shumë i lodhur. Ditën e sotme e kemi dërguar në spital. Tani ndodhet nën trajtimin e mjekëve në spital', tha daja. 

Ervin Dërguti humbi më 27 prill të këtij viti dhe mjaft informacione mbërritën në studion e emisionit ku telefonues treguan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës. Itinerari i fundit i të riut sipas informacioneve që mbërritën ishte Tirana, ku u mësua nga familjarët se Ervini kishte tërhequr para në një bankë pranë zonës së Medresesë të premten e kaluar. 5 ditë më pas ai gjendet po në kryeqytet, disa km larg nga zona ku kishte kryer veprimin në bankomat. Nënoficeri i Gardës së Republikës, Ervin Derguti humbi gjurmët më shumë se 2 javë më parë. Kamerat e sigurisë në rrugicën pranë banesës së tij, treguan lëvizjen e fundit të të riut i veshur civil dhe pa armën e shërbimit me vete. Ai nuk kishte munguar asnjë ditë në Gardën e Republikës ku punonte, që nga moment i kufizimit për shkak të situatës nga koronavirusi deri ditën e 27 prillit, kur doli nga shtëpia në orën 5 të mëngjesit. Por familjarët thanë në ‘Pa gjurmë’ se ai kishte patur herë pas here probleme ankthi, çka shpjegoi edhe arsyen e zhdukjes së tij në mënyrë thuajse të pavullnetshme 18 ditë më parë.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diana: 16/05/2020 03:23

    Te behet me patjeter nje i ri. Monike baxhella te perpelitet me shkume ne goje sa ti dale shpirti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave