4 grupe kriminale në 'rrjetën' e policisë, Report Tv zbardh dosjen, agjenti i infiltruar nxori zbuluar trafikantët! Shpërndanin lëndët narkotike me shishe uji ose paketë cigaresh

2 Korrik 2023, 14:16

Report Tv ka siguruar një pjesë të dosjes të operacionit ‘Rrjeta’ që tregon se si u zbuluan 8 persona si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.