4 humbje jete nga COVID brenda 24 orëve në vend, 853 qytetarë rezultojnë pozitiv me koronavirus

3 Shtator 2021, 11:31

TIRANË- Shifra të larta nga COVID raportohen në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 qytetarë; një qytetar 65 vjeç nga Tirana, një qytetar 65 vjeç nga Shkodra, një qytetar 67 vjeç nga Konispoli dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrës.

Sakaq nga 5637 testime të kryera në vend, kanë rezultuar pozitiv 853 raste të reja. Ndërkohë në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 103 pacientë, nga të cilët 16 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 526 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 134,802 që nga fillimi i epidemisë.  Aktualisht janë 10,915 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.