-
Pse vapa rrit rrezikun për infarkt? Skënder Brataj shpjegon në Report TV çfarë ndodh me zemrën kur organizmi dehidratohet
Brataj ndalet edhe te problemet kardiake te moshat e reja. Sipas tij, nuk kanë ndryshuar patologjitë, por mënyra e jetesës, mungesa e kontrolleve mjekësore dhe faktorë si alkooli apo substancat narkotik
-
'Mos i lini fëmijët vetëm në makinë as për 5 minuta', Brataj: Pasojat janë fatale, temperaturat mund të shkojnë deri në 60 gradë
Mos i lini fëmijët në makinë as për pak minuta. Ky është apeli që përcolli në Report TV drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, duke paralajmëruar se temperaturat brenda automjetit mund të rriten me shpejtësi dhe të bëhen fatale.
-
Jo më me koncesion! Nga vjeshta, shërbimet e check-up dhe dializës do të ofrohen nga shteti! Sala: Ngrihet Instituti Kombëtar i Tumoreve
Nga muaji shtator hiqet edhe kufiri maksimal i moshës për check-up-in. Kjo do të thotë se për herë të parë kontrolli shëndetësor falas do t'u ofrohet edhe qytetarëve mbi 70 vjeç, ndërsa përfitues do të jenë të gjithë personat mbi 35 vjeç.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Si të ruajmë shëndetin në vere? Virozat, hidratimi dhe aktiviteti fizik
Këtë të shtunë, në studion e Klinika 24, pneumologia Klodeta Grosha nga Spitali Amerikan nr 3 përgjigjet pyetjeve që shqetësojnë më shumë gjatë verës dhe ndan këshilla praktike për të mbrojtur shëndetin e mushkërive. Në rubrikën “Shëndet në Kuzhinë”, mësojmë me Hygerta Bardhi, si të përgatisim një pije natyrale me elektrolite, me ujë kokosi, banane, për të ndihmuar organizmin në rast dehidratimi apo diarreje. Ndërsa në pjesën e fundit, Në formë pa stres “ flasim me instruktoren Matilda Çaushi për aktivitetin fizik në ditët me temperatura të larta: kur është i sigurt, kur duhet shmangur dhe si të ushtrohemi pa rrezikuar shëndetin!
-
Gjashtë specialistë neuropediatër për 5 mijë pacientë në vit! 90% e sëmundjeve të rralla zbulohen në vend
Vetëm 6 neuropediatër në të gjithë vendin përballojnë rreth 5 mijë pacientë në vit me probleme neurologjike. Pavarësisht sfidave, mbi 90% e rasteve diagnostikohen në Shqipëri, ndërsa për patologjitë ultra të rralla kërkohet bashkëpunim me qendra dhe specialistë ndërkombëtarë.
-
Urgjenca Kombëtare trajnim në plazhin e Tales
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Alergjia nga dielli dhe kimikatet në kozmetikë – Si të mbroheni para një shtatzënie?
Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.
-
Temperaturat e larta, dermatologia: Plazhi të frekuentohet në orët e para të mëngjesit ku rrezatimi ndaj rrezeve është më i vogël
Vendi ynë është përfshirë nga temperatura të larta. Në këto ditë të nxehta mjekët bëjnë apel qytetarëve që të shmangin orët e pikut.
-
13 autoambulanca të reja i shtohen Urgjencës Kombëtare, ministrja Sala: Reagim më i shpejtë dhe mbulim më i mirë në të gjithë vendin
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Qershia, gjumi, acidi urik dhe dhimbja e shpatullës, ja këshillat e ekspertëve
Emisioni mjekësor “Klinika 24”, me autore dhe moderatore Doreada Mio, rikthehet këtë sezon të 15-të çdo të shtunë ora 14:00 në Report Tv me një mision të qartë: të informojë, të këshillojë dhe mbi të gjitha, të frymëzojë për një jetë më të shëndetshme. Ky format i dedikuar shëndetit dhe mirëqenies sjell çdo javë rubrika të veçanta.
-
26 qershori, Dita Ndërkombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit të drogave
Sot, shënohet Dita Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me Drogat dhe Trafikimit të Tyre të Paligjshëm
-
Shërbimi Onkologjik i QSUNT-së anëtarësohet në Organizatën Evropiane të Instituteve të Kancerit
Shërbimi Onkologjik i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” është anëtarësuar në Organizatën Evropiane të Instituteve të Kancerit, një zhvillim që konsiderohet si një hap i rëndësishëm për forcimin e kujdesit onkologjik në Shqipëri.
-
Dhurimi i gjakut, vera rrit kërkesën për rezerva! Nevojë për 60 mijë qese gjaku në vit, sigurohet vetëm gjysma! Kryqi i Kuq: Sfidë plotësimi i nevojave
Kërkesa për gjak në Shqipëri mbetet më e lartë se sasia që sigurohet përmes dhurimeve vullnetare. Sipas Kryqit të Kuq, nevojiten rreth 60 mijë qeska gjaku në vit nga të cilat sigurohet vetëm gjysma. Kryqi i Kuq apelon për më shumë ndërgjegjësim, ndërsa nevojat shtohen veçanërisht gjatë sezonit veror për shkak të rritjes së aksidenteve rrugore.
-
Mjeku italian: Akti 10 minutësh që shpëton 3 jetë, ndoshta edhe tuajën!
Në prag të ditës botërore të dhurimit të gjakut në 14 Qershor, Programi RIPRESA, i mbështetur nga bashkëpunimi italian dhe shqiptar, ka rreth 3 vite që po zhvillon aktivitete konkrete në Shqipëri për rritjen e dhurimit vullnetar të gjakut dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve mbi rëndësinë e këtij akti që shpëton jetë.
-
Ministrja Sala në Spitalin Memorial Fier: Së shpejti dy shërbime të reja, Kardiokirurgjia dhe Kabineti i Kimioterapisë Ditore
Spitali Memorial Fier shënon 5-vjetorin e hapjes këtë vit. Spitali u inaugurua në vitin 2021 si pjesë e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Turqisë.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ovari policistik dhe fertiliteti, shenjat që nuk duhen t’i neglizhuar
Këtë të shtunë, në ‘Klinika 24’, në fokus do të jenë dy tema që prekin drejtpërdrejt shëndetin fizik, emocional dhe jetën e përditshme. Në pjesën e parë, do të flitet për ovarin policistik dhe shtatzëninë. A mund të mbetet shtatzënë një grua me ovar policistik? Cilat janë shenjat që nuk duhen neglizhuar dhe si ndikon ky çrregullim hormonal në fertilitet, metabolizëm dhe mirëqenien e gruas? Përgjigjet i sjell gjinekologia e ftuar në studio. Në pjesën e dytë, diskutimi zhvendoset te idhujt e kohës moderne dhe ndikimi i reality show-ve në emocionet, sjelljen dhe shëndetin mendor. A po jetojmë në epokën e famës së menjëhershme dhe të presionit psikologjik? Çfarë nuk sheh publiku pas kamerave? Një bisedë ndryshe me sociologen dhe me një ish-pjesëmarrës në reality show, për fenomenet që ndikojnë gjithnjë e më shumë në shoqëri.
-
Vihet në funksion Akseleratori i 3-të në QSUT, ministrja Sala: Po punojmë për brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të
Ky investim rrit kapacitetet e trajtimit në Njësinë e Radioterapisë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit për pacientët onkologjikë, përmes aplikimit të teknologjive moderne dhe teknikave me precizion të lartë.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Amniocenteza me rrezik? Problemet tek bebja para lindjes, ja ndërhyrjet dhe analizat
“Klinika 24” vjen këtë të shtunë me dy tema shumë të rëndësishme për shëndetin dhe jetën. Si mund të zbulohet një problem tek bebja që para lindjes? Dr. Marinela Biba, obstetre gjinekologe nga Spitali Amerikan nr. 2, e specializuar në mjekësinë materno-fetale, flet për shtatzënitë me risk të lartë, ekografitë e avancuara, depistimin e anomalive kromozomale dhe ndërhyrjet intrauterine që sot mund të shpëtojnë jetën e bebit ende pa lindur. Në pjesën e dytë të emisionit ndalemi tek shëndeti i zemrës. A mjafton vetëm kolesteroli për të kuptuar rrezikun kardiovaskular? Ekspertët flasin për biomarkerët e rinj, inflamacionin e heshtur, rezistencën ndaj insulinës dhe analizat që mund të zbulojnë problemet me zemrën shumë përpara shfaqjes së simptomave.
-
Itali/ Shqipëria prezanton strategjinë kombëtare për implementimin e Inteligjencës Artificiale në shëndetësi
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Prof. Evis Sala, prezantoi në Milano strategjinë kombëtare për përdorimin e inteligjencës artificiale në shëndetësi, me fokus onkologjinë, gjatë Kongresit të Parë të Inteligjencës Artificiale në Onkologji
-
Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor të Nënës, mjekët: Shëndeti nuk është luks është nevojë jetike, ndikon te fëmija
Java e Ndërgjegjësimit për Shëndetin Mendor të Nënës është një fushatë një javore maj që synon të flasë hapur për shëndetin mendor para, gjatë dhe pas shtatzënisë.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Vitaminat në verë, muskujt dhe shëndeti mendor! Ekspertet japin përgjigjet që duhen
A duhet ta marrim suplementin e vitaminës D gjatë verës apo mjafton ekspozimi në diell? Pse në stinën e nxehtë duket sikur përthithja e vitaminave bie dhe si ndikon kjo në organizëm? Në rubrikën ‘Fjala i takon farmacistit’ do të mësoni si të zgjidhni magnezin e duhur për nevojat tuaja dhe cilat forma janë realisht efektive. Më pas, nutricionistja në studio shpjegon kur fillon rënia e masës muskulare dhe sa të sakta janë peshoret që përdorim në shtëpi, duke dhënë këshilla konkrete për mirëmbajtjen e trupit. Në fund, diskutojmë për shëndetin mendor: sa ndikon familja te ankthi dhe depresioni dhe a është e mundur që dy të afërm të ndjekin terapi në të njëjtën kohë.
-
Java e imunizimit/ ISHP: Sfidë vaksina e Fruthit, prindërit kanë frikë nga autizmi! Specialistja: Interes nga djemtë për vaksinën HPV
Prindërit vazhdojnë të hezitojnë për vaksinimin e të vegjëlve kundër fruth-rubeolës, me frikën se ajo shkakton autizëm. Specialistja pranë ISHP-së Rovena Daja thotë se asnjë studim shkencor nuk e lidh vaksinën me këto çrregullime dhe afat të fundit për shtyrjen e saj jep moshën 18-muajshe.
-
Rriten importet e ilaçeve, por bie kostoja! KLSH: 80% e ilaçeve në vend janë 'jo origjinale', dyshime për standartin
Një audit i Kontrollit të Shtetit (2020-2023), evidenton se në Shqipëri, importohen barna pa analiza laboratorike të detyrueshme. Në vitin 2023, u importuan 837 ton barna farmaceutike më shumë se 2022-shi, por me kosto më të ulët, duke ngritur dyshime për cilësinë e tyre.
-
Emisioni i plotë, 'Klinika 24'| Çfarë të dimë para analizave të gjakut, luleradhiqen dhe terapinë me ozon
Çfarë duhet të dimë përpara se të kryejmë analizat e gjakut? A lejohet uji? Cilat suplemente duhen ndërprerë dhe kur? Në studio, mjekja e laboratorit bën një përditësim për të shmangur gabimet e zakonshme.
-
Dita ndërkombëtare e hemofilisë, mes mungesës së trajtimit dhe sfidave! Pacienti: 47 vite e sëmurë, vështirësi në trajtim dhe i pa punë
Përtej rrezikut të përhershëm nga gjakderdhjet që mund të mos ndalen lehtë, 50-vjeçari përballet edhe me një tjetër sfidë, mungesën e stafit të specializuar në qytetin e tij Pogradec, për trajtimin e kësaj sëmundjeje.
-
Emisioni i plotë ‘Klinika 24’| Rreziqet e fshehta të diellit të pranverës, Alergjitë e stinës dhe llojet e kanellës
'Klinika 24' këtë javë sjell në fokus çështje që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe përditshmërinë tonë. Sa i rrezikshëm është dielli i pranverës për lëkurën dhe a mund të shkaktojë njolla në fytyrë edhe kur nuk ndiejmë djegie? Dermatologia shpjegon pse ky është një rrezik i nënvlerësuar dhe si mund të mbrohemi.
-
Dita Ndërkombëtare e Parkinsonit, mjekët: Është sëmundja e dytë më e shpeshtë në botë pas Alzheimer
Diagnoza “Parkinson” i dedikohet mjekut anglez James Parkinson, i cili në vitin 1817 raportoi gjashtë persona të prekur nga kjo sëmundje.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Virusi HPV, nervi Vagus dhe Ekzemat! Çfarë duhet të bëni menjëherë
Këtë të shtunë, “Klinika 24” sjell në fokus çështje të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. HPV (Human Papillomavirus), një virus i përhapur dhe shpesh i heshtur, trajtohet në këtë edicion për ndikimin që ka në organizëm, mënyrat e forcimit të imunitetit dhe metodat më efektive të parandalimit dhe trajtimit. Në rubrikën 'Në formë pa stres', vëmendja përqendrohet te nervi vagus, i njohur si çelësi i qetësisë së brendshme. Me këshillat e fizioterapistes, prezantohen teknika praktike për ta stimuluar dhe për të përmirësuar balancën trup–mendje. Ndërkohë, ekzema, një problem i shpeshtë i lëkurës, analizohet në aspektin e formës kronike, rikthimit të saj dhe gabimeve më të zakonshme që bëhen gjatë trajtimit.
-
Provë klinike me atropinë për ngadalësimin e miopisë tek moshat 3-18 vjeç, mjekja e QSUT-së: U bëjmë apel okulistëve të rretheve t'i adresojnë te ne fëmijët
Në Shërbimin e Pediatrisë së Specialiteteve pranë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po zhvillohet një provë klinike me pika atropine me përqendrim të ulët për të ngadalësuar progresin e miopisë.
-
‘Askush nuk mbetet pas’, ministrja Sala: Mbështetja e personave me aftësi të kufizuara, prioritet i qeverisë
Ministrja theksoi se mbështetja dhe fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara mbetet një prioritet i qartë i qeverisë shqiptare. Ajo vlerësoi rolin e Këshillit Kombëtar të Personave me Aftësi të Kufizuar, duke e cilësuar atë si mekanizëm për të garantuar që politikat të jenë të drejta, gjithëpërfshirëse dhe të zbatueshme.
-
Fëmijët me probleme kardiake, mjeku: Në Kardiokirurgjinë Pediatrike në QSUT janë operuar 1300 foshnja, është një ndërhyrje që kryhet një herë në jetë
Ministrja e Shëndetësisë Evis Sala, publikoi në rrjetet sociale disa pamje nga Kardiokirurgjia Pediatrike në QSUT, një nga shërbimet ku sipas saj falë profesionalizmit të mjekëve dhe teknologjisë, qindra fëmijë me probleme kardiake kanë kryer ndërhyrje të specializuara.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Menopauza dhe sëmundjet reumatizmale/ Dhimbjet, inflamacionet dhe hormonet
Çfarë duhet të dijë çdo grua për dhimbjet e kyçeve, inflamacionet dhe ndikimin e ndryshimeve hormonale në sistemin muskuloskeletal? Në studio mjeket do të shpjegojnë lidhjen mes menopauzës dhe sëmundjeve reumatizmale, si të dallohen simptomat dhe kur duhet kërkuar ndihmë mjekësore.
-
Drejtoresha e QSUT thirrje pacientëve dhe familjarëve të tyre: Denonconi rastet e korrupsionit të stafit mjekësor
Paparizo deklaroi se vetëm përmes transparencës mund të ndërtohet një shërbim mjekësor më cilësor.
-
Emisioni i plotë, 'Klinika 24'| Helikobakter Pylori/ A është kërcënim për kancer? Ja çfarë thotë gastrohepatologia
Helikobakter Pylori – një bakter i zakonshëm, por a mund të shkaktojë probleme serioze për stomakun? Sa rëndësi ka diagnostikimi i duhur, si trajtohet dhe a rikthehet sërish? Në këtë intervistë, mjekja gastrohepatologe Xhensila Pema nga Spitali Amerikan nr. 3 shpjegon kur duhet të shqetësohemi realisht dhe jep këshilla praktike për të mbrojtur stomakun tuaj.
-
Emisioni i plotë 'Klinika 24'| Ushqyerja me gji për nënat e reja, pozicioni i duhur dhe si të përballoni ditët e para
Çfarë do të thotë të meditosh? A është thjesht një trend apo një mjet i fuqishëm për shëndetin mendor? Në Klinika 24, neuroshkencëtarja shpjegon mitet dhe faktet mbi meditimin, tregon statistika që lidhin praktikat e meditimit me uljen e përdorimit të medikamenteve dhe na tregon çfarë ndodh realisht në tru kur meditojmë.
-
Shqipëria drejt diagnostikimit të avancuar, ministrja Sala: Për herë të parë do të përdoret teknologjia për tumoret pediatrike dhe hemopatite malinje
Next Generation Sequencing do të përdoret për herë të parë në vend për përcaktimin e terapive intensive dhe target në hemopatite malinje dhe tumoret pediatrike të rralla.