4 laboratorë dhe 1 Qendër Multifunksionale i shtohen Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Kushi: Jo vetëm për kërkim shkencor, në dispozicion edhe të studentëve

15 Shkurt 2023, 12:06

Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës i janë shtuar katër laboratorë të rinj dhe një Qendër Multifunksionale për Këshillin Studentor dhe klubet studentore. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ishte e pranishme ditën e sotme në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për të parë nga afër laboratorët e rinj për Këshillin Studentor dhe klubet studentore.