4 muaj nga bllokimi i monopatinave, qytetarët protestë para Ministrisë së Brendshme: Rama lëviz me helikopter, ne ecim me këmbë

25 Shkurt, 13:07 | Përditesimi: 25 Shkurt, 13:07

Pas më shumë se 4 muajsh nga ndalimi i qarkullimit me monopatina, një grup aktivistësh dhe qytetarësh protestuan para Ministrisë së Brendshme.

Ata kërkojnë kthimin e skuterave të sekuestruar, anulimin e vendimit për ndalimin e tyre si dhe dëmshpërblimin e bizneseve dhe qytetarëve për dëmin ekonomik. Qytetarët akuzuan kryeministrin Edi Rama se fluturon me helikopter, ndërsa ata duhet të ecin në këmbë. 

I.M/Shqiptarja.com