4 shkolla të rikonstruktuara në Tiranë gati për 9 shtatorin! ‘Avni Rustemi’ me 1 turn, 4 kopshte e çerdhe në godina me qira

29 Gusht, 13:45

Shkollat e kryeqytetit do të mirëpresin nxënësit me kushte më të mira falë punës për mirëmbajtjen e tyre gjatë muajve të verës. 4 shkolla do të rihapin dyert pas riparimit dhe rikonstruksionit total, ndërsa janë marrë dhe 4 godina me qira për kopshte dhe çerdhe.