42 vite mësim fizkulturë, mësuesi në pension s’e ndal punën: Do të stërvis sportistë sa të kem jetë

11 Mars 2023, 19:10

Mësuesi i Fizkulturës Kastriot Xhaferraj ka stërvitur breza të tërë sportistësh dhe premton se do ta bëjë edhe pse ka dalë në pension. Për Report Tv ai thotë se ishte vetëm 18 vjeç ku nisi të jepte dije në fushën e edukimit fizik, dhe tani pas 42 vitesh, do të vazhdojë t’u përkushtohet atyre.