424 aplikantë, mes tyre 101 agjente gra në garë për BKH! Nesër 1 orë test logjik me 30 pyetje

13 Tetor 2020, 16:13

101 kandidate gra për agjente të FBI shqiptare dhe 323 kandidatë burrë ditën e mërkurë do të paraqiten pranë pallatit të kongreseve për t'iu nënshtruar fazës së dytë të testit logjik.

ReportTv mëson se testimi i 424 kandidatëve në garë për tu përzgjedhur në byronë kombëtare të hetimit do të zgjas 60 minuta dhe do të ketë 30 pyetje.

Për tu kualifikuar për fazën e tretë të garës çdo kandidati do ti duhet të marrë minimumi 12 pikë. Ata duhet të jenë të pajisur me maska kundër covid-19 për testin që do të mbahet nesër në ora 8 e mëngjeyit deri në 18 pasdite , pasi  do te zhvillohet me grupe ne fasha te ndryshme orari.

Gjatë regjistrimit secilit kandidatë do t`i jepet një kod, i cili vendoset tek fleta e testit, do t`u jepen udhëzime për zhvillimin e testimit, dhe udhëzimi për plotësimin e fletës së SCANTRON-it. Kandidatët gjatë zhvillimit të testit me shkrim, në ambientin ku zhvillohet testi, nuk lejohet të mbajnë telefona celularë, pajisje elektronike, libra ose shënime.  Nuk lejohet asnjë lloj komunikimi me kandidatêt e tjerë pasi kanë hyrë në ambientin ku zhvillohet testimi-bënë me dije BKH.

Në këtë garë konkurruan 653 kandidatë ndërsa 229 u skualifikuan nga vendimi i parë prej komisionit në përbërjen e tre prokurorëve të SPAK, Vladimir Mara, Dritan Prençi, Enkeleda Millonai.

Në përfundim të fazës së dytë kandidatët do ti nënshtrohen për të vazhduar garën testit fizik, e në fazën e tretë testit me makinën e të vërtetës.

Në finale 60 fituesit do të udhëtojnë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për tu trajnuar nga agjentët e FBI përgjatë një muaji.