43% e maturantëve zgjedhin ‘Ekonomikun’, 15700 aplikime në pesë degë studimi! Këtë vit, regjistrimet në universitet vetëm në dy faza

28 Gusht 2023, 17:48

Pesë degët e fakultetit ekonomik të Tiranës kanë pranuar gati 16 mijë aplikime nga maturantët këtë vit. 29 Gushti shënon nisjen e fazës së parë të regjistrimeve ku këtë vit ndryshe nga vitet e shkuara ka vetëm dy raunde. Rektori Dhori Kule tha se duhen ndjekur të gjitha fazat pasi mund të mbeten vende bosh nga zhvendosja e listave.