5 ditë leje për t’u betuar si eurodeputet, Beleri lë burgun: Jam i lumtur! Udhëton në Athinë e Strasburg pa efektivë

15 Korrik, 09:03 | Përditesimi i fundit: 2024-07-15 11:38:58

- Fredi Beleri ka lënë mëngjesin e sotëm burgun e Fierit, pasi mori leje për t’u betuar si eurodeputet. ‘Liria’ e Belerit zgjat vetëm 5 ditë dhe sipas lejes së miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, leja e Belerit nis sot dhe zgjat deri më 20 korrik, më pas Beleri duhet të kthehet në burg për të shlyer dënimin e mbetur për korrupsion zgjedhor.

Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se këtë mëngjes Beleri ka lënë burgun e Fierit dhe udhëton drejt Athinës i pa shoqëruar me efektivë dhe pritet të mbërrijë atje rreth orës 12:30 me orën greke. Më pas, nga Athina niset për në Strasburg, ku më 16 korrik bëhet edhe betimi si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Ai është pritur jashtë ambienteve të burgut nga bashkëshortja dhe makina e ambasadës greke. Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër për një media greke, Beleri tha se është i lumtur

    No videos found.