5 mijë bluza të bardha u larguan nga Shqipëria në 10 vite! Brataj: Të trajtohen me dinjitet! Sistemit shëndetësor i mungojnë mjekët e familjes

31 Mars 2023, 17:56 | Përditesimi: 31 Mars 2023, 17:56

Në dekadën e fundit janë larguar 5 mijë mjekë dhe infermierë nga Shqipëria. Në konferencën e 7 europiane për reformimin e mjekësisë shqiptare u vu theksi tek vakancat e bluzave të bardha në sistem, sidomos të mjekëve të familjes, në kushtet ku vende të tilla si Gjermania po hartojnë politika të reja për të thithur sa më shumë profesionistë.

KT/Shqiptarja.com