5 të infektuar me COVID në Elbasan

19 Korrik 2020, 17:05

Përditësim për situatën e COVID-it në vendin tonë do të bëhet nga ministria e Shëndetësisë në orën 16:00, por Report Tv mëson se në Elbasan sot janë regjistruar 5 raste të reja. Zjarrfikesja ka dezinfektuar ambientet e tyre. Dje u shënuan 4 viktima dhe 102 raste të reja me infeksion.