Sot 4 viktima, 102 raste të reja me COVID-19! Shtohen shtrimet në spital, punonjës banke dhe spitali të infektuar në Pogradec

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 4 qytetarë duke mos fitur dot betejën e tyre me COVID-19 dhe janë  shnëuar 102 raste të reja pozitive.

Një 43-vjeçar nga Kamza, pa sëmundje të tjera, i intubuar dhe në gjendje të rëndë prej disa ditësh nuk ka mundur të mbijetojë. E kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm edhe një 60-vjeçar nga Shkodra, një 64-vjeçar nga Durrësi në Spitalin Infektiv dhe një 61-vjeçar nga Tirana në Spitalin ‘Shefqet Ndroqi’, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 501 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 102 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, Pukë dhe Pogradec, 3 raste në Mirditë nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, Elbasan, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Situata paraqitet serioze, ku është rritur numri shtrime të reja në të dy spitalet. Në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 110 pacientë, 14 në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar në 2264 numrin e të shëruarve nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon thirrjen dhe apelin për qytetarët të mbajnë maskat në ambientet e mbyllura si detyrim  me qëllim frenimin e përhapjes së COVID19.  

"I drejtohemi çdo qytetari, të vendosë maskën në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, përdorimi i maskave/barrierave mbrojtëse është detyrim për çdo individ. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, institucioneve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë, të miratuara nga autoritetet shëndetësore. Rikujtojmë qytetarët se:
Vendosja e maskës në ambientet e mbyllura është e detyrueshme.
Çdo barrierë mbrojtëse, e bërë edhe në kushte shtëpie, ndihmon në kufizimin e përhapjes së infeksionit.
Maska prej tekstili duhet të mbulojë plotësisht hundën dhe gojën gjatë gjithë kohës.
Moszbatimi i kësaj mase është e dënueshme sipas aktit normativ, me masë administrative në shumën 2 mijë lekë të reja për çdo qytetar.
Ministria e Shëndetësisë ju bën thirrje të respektoni vetëizolimin kur jeni të prekur nga COVID19.
Edhe në rast se dyshoni se jeni i prekur apo keni patur kontakte me persona të prekur, duhet te izoloheni. Në rast se keni shenja të sëmundjes, telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.
Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për COVID19"
thuhet në apelin e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (18 Korrik 2020)

Testime totale          35107

Raste pozitive          4008

Raste të shëruara    2264

Raste Aktive            1631

Humbje jete             111 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 18, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   774

Durrës                  207

Shkodër               193

Vlorë                     102

Lezhë                    85

Kukës                    50

Korçë                    53

Berat                     38

Elbasan                 46          

Fier                        38

Gjirokastër             21

Dibër                      24

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:21
Një 28-vjeçare infektohet me koronavirus në Elbasan, niset me urgjencë drejt spitalit Covid 2 në Tiranë

Një rast i ri me COVID-19 është konfirmuar mbrëmjen e sotme në Elbasan. 28-vjeçares iu vonua kryerja e tamponit dhe është ekzaminuar me skaner, ku ka dalë pozitive me koronavirus. Më pas ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit Covid 2 në Tiranë.
 

Ora 16:35
Nga 4 të dyshuar, 2 raste dalin pozitiv me COVID-19 në Peqin

Gjatë 24 orëve të fundit në Peqin janë testuar 4 persona, ku dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është dhënë nga vetë Njësia vendore e Kujdesit Shëndetësor në Peqin, ku bën thirrje për zbatim të rregullave dhe mbajtje të maskës mbrojtëse.

Ora 12:54
Bankë, spital dhe vatër e re, 4 raste me COVID në Pogradec, një në Korçë

Sot janë regjistruar 4 raste me COVID në Pogradec dhe një në Korçë, ku një është vatër e re. Rasti në Korçë është një burrë rreth 60-vjeç kontakt i 59-vjeçarit i cili ditën e djeshme humbi jetën si pasojë e Covid-19. 3 raste në Pogradec janë kontakte të personave të infektuar më herët, 2 janë punonjës të një banke të nivelit të dytë ndërsa rasti i 3 një punonjës spitali. Të tre kontakte të personave të infektuar më herët në këto institucione. Rasti tjetër është një vatër e re ndërsa mbetet e paqarte ku është infektuar.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KRRAJLI MAMURRS: 18/07/2020 16:17

    kaja mor cat non ca boni mor ca, popull hajvan

    Përgjigju
    • Ariu Mamurrasit: 18/07/2020 18:05

      Shqip o Mamurrs shqip or tej...

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare