5 vite punë e detyruar, Kushi te ‘Shëndetësia’: Synojmë të frenojmë largimet e mjekëve! Në vitin 2024 hapim 500 kuota në Universitetin e Mjekësisë

11 Korrik 2023, 13:09 | Përditesimi i fundit: 2023-07-11 20:11:41

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka prezantuar ditën e sotme në komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë, projektligjin e qeverisë që detyron studentët e mjekësisë të punojnë 5 vite në Shqipëri dhe më pas do marrin diplomën, ose do duhet të paguajnë koston reale të studimeve.