5 vite punë me detyrim pas përfundimit të shkollës ose 2300 euro viti, studentët e Mjekësisë çojnë ligjin në Kushtetuese

19 Tetor 2023, 16:44

Studentët e mjekësisë kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese padinë për rrëzimin e ligjit të ri që i ndalon të largohen nga Shqipëria pas studimeve, duke i detyruar të punojnë deri në 5 vite në vendin tonë. Ata e kanë bërë të qartë se vetëm anulimi i ligjit do t’i kthente në auditore.