Analisti Genc Burimi i ftuar në Repolitix për të folur për dosjen e akt-akuzës ndaj Berishës për privatizimin e ish-klubit Partizani, u shpreh se nuk do të humbas kohë të flasë për këtë çështje.
Kjo gjë sipas tij nuk bëhet në mediat e perëndimit, pasi edhe në SHBA kanë probleme me drejtësinë Trump apo në Francë, Le Pen por merret drejtësia me ta. Në media flitet politikisht.
'Nuk mund të harxhoj kohën të komentoj një dosje 500 faqe. Nuk komentohet kjo as për Trumpin. Nuk merren me 500 gjëra të Trump. Vetëm një media si e juaja në konflikt me Berishën. Në një demokraci çdokush është i pafajshëm përderisa nuk ka vendim të formës së prerë. Drejtësia nuk është mbi të zgjedhurit. Marr në mbrojtje parimet. Trump i akuzuar, sot bën fushatë. Berisha pa u gjykuar dhe dënuar, pengohet. Kush jam unë të gjykoj Berishën? Berishën e gjykon SPAK. Nuk jemi prokuror, nu