56% e qytetarëve besojnë te vaksina kineze!Shumica e qytetarëve do të bëjnë vaksinën ruse!

31 Mars 2021, 21:54 | Përditesimi i fundit: 2021-03-31 21:56:14

Shumica e qytetarëve besojnë te vaksinat ruse, nga të cilat vendi ynë ka marrë 10 mijë doza si dhuratë nga princi i Emirateve të Bashkuara Arabe. Në sondazhin e Piepolit të transmetuar mbrëmjen e sotme në 'Repolitix' , 58% e tyre kanë votuar që do e bënin vaksinën Sputnik dhe vetëm 7% kërkojnë një që pritet një përgjigje nga EMA, Agjencia Evropiane që autorizon vaksina. Interesante është fakti se 20% e qytetarëve janë kundër çdo lloj vaksine, e ndërsa 14% të pavendosur. 56% e qytetarëve janë dakord që të përdoret vaksina kineze me qëllim që të vaksinohet pjesa më e madhe e popullsisë. Kjo shifër ka ardhur si rezultat sondazhit të realizuar nga Report Tv në bashkëpunim me Institutin Italian, Piepoli. Ndërkohë që 7% e qytetarëve janë të mendimit që të gjitha vaksinat janë dakord. Janë shprehur kundër 27%.