Ish-kryeministri Sali Berisha muajin e kaluar dhe ish-presidenti Bamir Topi ditën e sotme kanë kaluar të dy derën e SPAK, ku u morën në pyetje lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit.
Por deklaratat e tyre pas daljes nga SPAK ishin të ndryshme, ku Berisha tha se nuk është ballafaquar me dëshmi të tjera dhe se i është kërkuar shpjegim vetëm për një pretendim të Topit, sipas të cilit Lulzim Basha e ka takuar presidentin më 22 janar për të ndikuar tek Ina Rama. Por Berisha e ka mohuar që ta ketë çuar Bashën tek Bamir Topi për të negociuar që mos të zbatoheshin urdhërarrestet. Ndërkohë, Topi, i thirrur si person që ka dijeni, refuzoi të japë detaje, duke thënë se çështja është në hetim, por tha se Basha ia ka kërkuar me urdhër të ish-kryeministrit Sali Berisha.




















