58 vite me shtiza dhe grep me dorë, 73 vjeçarja end mbulesa, çentro e këmisha: S'e lë dot, prej dëshirës së madhe s'e ndjej lodhjen! Panairet mundësi shitje

23 Shtator 2023, 18:20

Xhuliana Noci, 73 vjeçe ka mbi 58 vite që end në tezgjah dhe punime nga më të ndryshmet si mbulesa tavoline apo çentro të cilat i ekspozoi edhe në panairin e organizuar në sheshin “Skënderbej”. Organizime të tilla sipas saj, duhet të bëhen më shpesh pasi janë një mundësi e mirë për ekspozimin e punimeve të veçanta.