6 muaj hetime, goditet grupi prej 43 personash që shpërndanin drogë në Korçë! 19 në pranga, 4 në kërkim, 10 në hetim! Sekuestrohet kokainë, kanabis e para

17 Qershor 2023, 11:22

KORÇË- Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Korçë, mbrëmjen e kaluar, ndërsa është goditur një grup prej 44 personash që kultivonin dhe shpërndanin drogë. Ky grup është goditur pas 6 muajsh hetime të zhvilluara nga autoritetet, në vazhdën e 2 megaoperacioneve "Knock Doën" të finalizuara 1 vit më parë.