6 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, ndërsa janë regjistruar 942 raste të reja. "Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Gjirokastra 55 vjeç, dy qytetarë nga Durrësi 62 dhe 71 vjeç, një qytetare nga Puka 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 79 vjeç dhe një qytetar nga Fieri 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve".Janë kryer 5723 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 942 qytetarë, në këto bashki: 238 raste në Tiranë, 75 raste në Fier, 74 raste në Durrës, 70 raste në Shkodër, 39 raste në Lezhë, 34 raste në Lushnje, 30 raste në Berat, 29 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Kavajë, 24 raste në Kukës, 22 raste në Krujë, 19 raste në Sarandë, 17 raste në Kamëz, 14 raste në Malësinë e Madhe, Vorë, 11 raste në Mallakastër, Tepelenë, 10 raste në Vaun e Dejës, Dibër, Patos, Korccë, Pogradec, 8 raste në Has, Shijak, Mat, 7 raste në Pukë, Bulqizë, Gjirokastër, Gramsh, Librazhd, 6 raste në Kurbin, Kuçovë, 5 raste në Roskovec, 4 raste në Fushë-Arrëz, Divjakë, Delvinë, Devoll, Peqin, Prrenjas, 2 raste në Mirditë, Himarë, Maliq, Cërrik, 1 rast në Tropojë, Përmet, Këlcyrë, Memaliaj, Kolonjë, Dimal, Skrapar, Poliçan. Janë 12,848 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 206 pacientë, nga të cilët 34 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 832 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 144,954 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. "Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127". Statistika (16 Shtator 2021) Raste të reja ditore 942 Të shëruar në 24 orë 832 Të shtruar në spitale 204 Humbje jete në 24 orë 6 Testime ditore 5723 Testime totale 1,137,276 Raste pozitive 160,365 Raste të shëruara 144,954 Raste Aktive 12,848 Humbje jete 2,563 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 5401 Shkodër 1440 Durrës 1147 Fier 1153 Vlorë 801 Lezhë 691 Elbasan 646 Berat 513 Korçë 286 Kukës 283 Gjirokastër 259 Dibër 228
6 qytetarë humbin betejën me COVID, 942 raste të reja në 24 orët e fundit! 206 pacientë të shtruar në spital
Video të fundit në programin Sot, live në Shqipëri! Të gjitha
-
132 aksidente vetëm në qershor, ekspertët në Report TV: Duhet ndërgjegjësim, radarët nuk e zgjidhin problemin, policia duhet të jetë në terren
29 Korrik, 14:37 -
Sot Kuvend, protestues me vezë jashtë Parlamentit! Një grup i vogël mblidhet te hyrja
20 Korrik, 12:09 -
600 kamera në 20 shkolla në Tiranë e Kamëz, zv.ministrja e Arsimit: Nuk do të vendosen në klasa! Oficerët e sigurisë do kenë akses te pamjet
17 Korrik, 15:48 -
‘Territorialja’/ Mazniku për Report Tv: Zgjedhjet e ardhshme me hartën e re! Ulet numri i bashkive, Tirana me Status të veçantë! Prrenjasi mund t’i bashkohet Librazhdit
17 Korrik, 15:36 -
SHBA sulme në infrastrukturën civile iraniane, 7 viktima
17 Korrik, 13:42 -
‘Revolucioni flamingo’, Muzhaqi: Kërkesat e qytetarëve po merren parasysh nga PS! Daci: Nuk ka protestë që rrëzon qeverinë në vend demokratik
16 Korrik, 16:40 -
"Tjetër hap drejt BE", Gledis Gjipali: Shqipëria mbyll sot 3 kapitujt e parë...
14 Korrik, 14:45 -
Sezoni veror/ Kryebashkiaku Pjerin Ndreu: Lezha ka një rritje me 15% të numrit të turistëve, sivjet ka shtim të madh të të huajve! Pastërtia, pika jonë e fortë
14 Korrik, 13:02 -
Malaj: PD votoi kundër rezolutës në PE, humbet konsensusi për integrimin e Shqipërisë në BE
9 Korrik, 13:27 -
Halimi: Kurti nuk i ka votat, marrëveshja me opozitën vendimtare për qeverinë dhe presidentin
8 Korrik, 15:06 -
Në mbrëmje fjalimet e Trump dhe Erdogan, pritet miratimi i një rezolute në seancë sot
7 Korrik, 12:18 -
Protestat dhe turizmi, ekspertët përplasen në Report TV: Çoçoli: Mbi 100 mln euro humbje në 23 ditë
23 Qershor, 16:00 -
17 ditë protesta/ Meçe: Nga lëvizje qytetare në përplasje të hapur politike
18 Qershor, 07:51 -
Alibeaj: SPAK godet bosët e krimit, Rama-Berisha në të njëjtin hall!
18 Qershor, 07:49 -
‘Zvërneci’, protesta dhe manipulimi me Inteligjencë Artificiale, drejtori i ‘Acromax’: Në videot me IA shtohet numri i protestuesve
11 Qershor, 16:47 -
Protesta për Zvërnecin, Malaj: Po politizohet, investimit do t'i shkojmë deri në fund! Gjoni: Ky tubim është kundër Ramës, s’është për flamingo
11 Qershor, 16:46 -
Spaho rrëzon narrativën e ripërtëritjes në PD: Me këtë model Berisha do ta ketë të pamundur të rivalizojë PS-në në zgjedhjet lokale
4 Qershor, 19:12 -
'Greqia do humbasë turistë!' Debat i fortë në studio, kush e nxori i pari 'Lëvizjen e Pelikanëve'?
4 Qershor, 14:35 -
'Dorë greke pas protestave për Zvërnecin?' Spaho plas akuzën: Ja pse Sali Berisha 'qep gojën'
4 Qershor, 14:34 -
'Ai budallai...' Elezi përplaset me Kuçanën e PD-së: Berisha shpall fituesit pa transparencë votash
1 Qershor, 15:01
