6 vite rropatje, muzeu i Shpellës së Pëllumbasit mbetet projekt në letër, Qiriazi: Vlera të tilla Evropa i ekspozon, ministritë tona i refuzojnë

20 Maj 2022, 18:16

Prej më shumë se dy dekadash, studiuesi Perikli Qirjazi, tenton të ndjekë shembujt evropianë e të forcojë pikat e atraksionit turistik, duke bërë pjese të saj, edhe elementë  me vlera të rralla natyrore e historike, siç janë shpellat karstike.

“Në fillim kur u prezantonim një ide të tillë na thoshin ikni se ne nuk merremi me vrimat, Shqipëria ka shumë vrima, por më pas u arrit që të formohej bindja se edhe shpellat kanë vlera. Duhet ditur se është një pasuri e tërë që fle, në një kohë që mund të shfrytëzohej dhe të ishte fitimprurëse!”, thotë studiuesi Perikli Qiriazi.