61 kandidatët e PS për bashkitë / Pjesa e tretë

9 Maj 2019, 15:21

Mbrëmjen e sotme në studion e Repolitix në Report TV me gazetarin Denis Minga, kandidati i PS për Bashkinë e Lezhës Pjerin Ndreu deklaroi se la postin e deputetit për të kandiduar për kryetar Bashkie pasi nën drejtimin e PD ajo ka pasur probleme të rënda dhe ka nevojë që atje të vihet një sistem i ri menaxhimi.

"Ne do të garojmë përballë atyre që do zgjedhin ata. Nëse ata vendosin të rrinë jashtë është çështja e atyre. Unë nuk gjykoj as PD as LSI. Unë jam deputet i Lezhës prej dy vitesh dhe gjatë kësaj kohe kam konstatuar një problem të rëndë në drejtimin e Bashkisë. Ka ardhur kohë të vihet një sistem i ri menaxhimi atje. Unë dua më shumë terrenin dhe nuk jam përshtatur aq sa duhet me parlamentin dhe dua të marr përsipër një situatë që e menaxhoj unë", deklaroi Ndreu.