7 ditë protesta të dhunshme, 300 të arrestuar, 51 me precedentë penalë për vrasje, plagosje e trafik droge! Vetëm 4 arrestime të paligjshme (EMRAT+AKUZAT)

20 Tetor, 18:33 | Përditesimi: 20 Tetor, 18:33

TIRANË- Në 7 ditët e para të protestës së dhunshme, me diegie e shkatërrim të pronës publike e private dhe goditje efektivëve të policisë me gurë, molotovë e sende të tjera të forta, u arrestuan në total plotë 300 persona, nga të mitur deri te mbi 50-vjeçarë.

Pjesa më e madhe e tyre, 271, janë në Tiranë, aty ku dhuna u përqendrua në mënyrë të frikshme. Zyrtarisht, Policia e Tiranës bënë me dije se në mesin e tyre, 51 janë me precedent penal. Mes tyre ka të hetuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje, prodhim e shitje droge, prostitucion, gjobëvënie, vjedhje, mashtrim, falsifikim dokumentesh si dhe pjesëmarrjes në grumbullime të paligjshme, goditje dhe mosbindje ndaj policisë. Policia thotë se mes tyre ka edhe me precedent në fushën e mjedisit dhe qarkullimit rrugor.

E.H/Shqiptarja.com