7 viktima nga virusi në Itali, 71 vdekje të tjera në Kinë, vaksinë nga Shtetet e Bashkuara

25 Shkurt 2020, 13:11 | Përditesimi i fundit: 2020-02-25 18:17:32

Emergjenca e virusit kinez vijon që të jetë mjaft shqetësuese në Italinë fqinje. Numri i viktimave deri tani është 7, ndërsa i të prekurve ka arritur në 283.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, rastet e infektuar janë identifikuar në 20 provinca, në Lombardi, Lodi (101 raste), Kremona (39), Pavia (17), Bergamo (14), Milano (3), Monza Brianza (2), Sondrio (1); në Veneto, Padova (30), Venecia (7), Treviso (1); në Emilia Romagna, Piacenza (17), Parma (4), Modena (1), Rimini (1); në Piemonte, Torino (3); në Toscana, Firence (1), Pistoia (1); në Trentino Alto Adige, Bolzano (1); në Siçili, Palermo (1); në Lazio, Romë (3). Në Lombardi ka 35 raste të konstatuar pozitiv dhe ndodhen në spital

Një mjek italian që ndodhej me pushime në Tenerife ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Masat e aktivizuara nga autoritetet përfshijnë mbi 50 mijë njerëz në 11 bashki në Itali në rajonin verior, që janë në gjendje karantine, ku janë pezulluare eventet publike dhe shkollat do të qëndrojnë të mbyllura për të paktën 1 javë.  Kryeministri Conte është shprehur se shpërthimi i virusit në Itali ka ardhur sepse një spital nuk ka ndjekur protokollet e parashikuara duke sjellë epideminë.

Mobilizimi kundër virusit në Itali ka rritur masat edhe në Shqipëri duke dyfishuar kapacitetet dhe kontrollet në pikat hyrëse me vendin fqinj. Deri tani në Shqipëri nuk është shënuar asnjë rast, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.