“70% e sulmeve vijnë nga gabimet njerëzore”! Administrata në trajnim për të mos i lënë shtigje hapur hakerave

28 Maj, 17:59

Mbi 70% e sulmeve kibernetike kanë ardhur nga gabimet njerëzore dhe për shmangien e tyre në të ardhmen, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike  me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, po trajnon 2 mijë punonjës të administratës. Vjet Shqipëria është prekur nga 49 sulme, kryesisht nga Irani.