70-vjeçari nga Çekia pëson arrest kardiak në parashutë, Vreto: Nuk shoqërohej nga guidë shqiptare, është detyrim ligjor! Institucionet të shtojnë kontrollet

6 Prill 2023, 12:38

Një 70-vjeçar nga Çekia ndërroi jetë një ditë më parë në një fluturim me parashutë, pasi pësoi arrest kardiak. Artion Vreto, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës se Aeronautikës foli në Report Tv për këtë ngjarje, ndërsa thotë se turistët e huaj që vijnë në Shqipëri hidhen me parashutë në mënyrë të pavarur dhe nuk kërkojnë shoqërimin e guidave shqiptare, ashtu siç e parashikon ligji shqiptar.