70-vjeçari rrezikoi të mbytej në Lungomare, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

13 Gusht 2020, 10:50

VLORË-Një 70-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Vlorës pasi rrezikoi të mbytej duke u larë në Lungomare të Vlorës. Personi i identifikuar si Luan Mezini tashmë ndodhet në koma,  ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. Pushimet në bregdetin shqiptar për shumë familje janë kthyer në tragjedi, ku janë mbytur qytetarë vendas dhe nga Kosova.