LEZHË- Një 71-vjeçare nga Kosova është mbytur në plazhin e Shëngjinit. Pushuesja nga Podujeva e vendit fqinj është identifikuar me iniciale Sh.L.

Sipas policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Nuk dihen akoma detaje të reja në lidhje me mbytjen e turistes

Ajo është viktima e gjashtë e bilancit tragjik të kësaj vere në plazhet e Shqipërisë. Një 34-vjeçar është mbytur në plazhin e Shëngjinit 5 ditë më parë, ku vëllai i tij e pa gjithë skenën nga bregu dhe shoku nuk mundi që ta shpëtonte.

Një 60-vjeçare ndërroi jetë tre ditë më parë në plazhin e Durrësit. Më herët kanë ndërruar tre pushues kosovarë,  një 75-vjeçar në plazhin e Shëngjinit,  një 73-vjeçar te Shkëmbi i Kavajës dhe një 60-vjeçar në Durrës.