71-vjeçari neutralizohet nga RENEA, vihet në pranga

16 Korrik, 12:56

Pas afro dy orësh rezistencë Edmond Naska neutralizohet nga RENEA, duket në momentin e ndërhyrjes nuk ka reaguar për të kundërshtuar efektivët e speciales, gjë e cila shihet dhe nga një filmim ku agresori është me pranga në duar dhe po shoqërohet nga këta të fundit. Janë thyer xhamat e ballkonit, që ekipi i speciales të hyj në brendësi për të ndaluar 71-vjeçarin. Nuk raportohen probleme, aktualisht ai po shoqërohet në spital, për kontrolle, por nuk është i dëmtuar.