72% e bizneseve turistike në Vlorë s'lëshojnë fatura në fundjavë, Ibrahimaj: Deklaroni pagat dhe numrin real të punonjësve, shmangni ndëshkimet

11 Qershor 2021, 17:08

72% e bizneseve që operojnë në sektorin e turizmit në Vlorë nuk kanë lëshuar fatura për shitjet që kanë kryer. Drejtorja e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj thotë se informaliteti në këtë sektor është i pranishëm në punësim dhe në deklarimin real të pagave.