75% e qytetarëve të pakënaqur me gjykatat, po ikin nga kjo jetë pa marrë drejtësi: Torturë për një datë, na gjykoni sa jemi gjallë

27 Prill, 18:56

Në sondazhin e publikuar në Report Tv të mërkurën 75% e shqiptarëve shprehen se gjykatat dhe prokuroritë në qarqe funksionojnë keq ose shumë keq. Mungesa në shqyrtimin e dosjeve është problematika kryesore. Qytetarë që nuk gëzojnë pronën derisa janë në jetë, ndërsa çiftet nuk divorcohen dot edhe vite pasi i kanë dhënë fund lidhjes janë raste që ndeshen rëndom në gjykatat e vendit.