8 muaj të artë për buxhetin e shtetit, merr 425 mld lekë të ardhura! Efekt rritja e pagave, nga sigurimet 13.7 mld lekë më shumë

28 Shtator 2023, 16:21

8 muajt e parë të vitit ishin të artë për buxhetin e shtetit duke mbledhur 425 mld lekë. Krahasuar me 8 muajt e vitit të kaluar, shtetit ka marrë 48.5 mld lekë më shumë. Efekt direkt ka dhënë rritja e pagave, ku më shumë para në shtet janë derdhur nga kontributet shoqërore me një rritje 13.7 miliardë lekë më shumë se janar gushti i vitit të kaluar.