80% e kredive për fermerët jepen nga mikrofinanca, presidentja e shoqatës Muja: Për bujqësinë norma të ulëta dhe pa kolateral

23 Prill, 16:37

Mbi 38 milionë € kredi ka dhënë vjet sektori i mikrofinancës për sektorin bujqësor në vend. Presidentja e shoqatës Arlinda Muja tregon për Report TV se fermerët u drejtohen atyre për kredi për shkak të normave të favorshme të interesit, nuk kërkojnë kolateral dhe u caktojnë këste të favorshme për kthimin e huasë.