80 mijë euro për vrasje, Albert Pashaj mohon akuzat në gjyq: Henrikun e njoh, s`i kam dhënë porosi vrasje

28 Qershor 2023, 18:54

Gjykata e Posaçme la në burg Albert Pashajn të akuzuar nga SPAK se ka paguar 80 mije euro për të vrarë Aredin Beharin me të cilin kishte konflikt pronësie. Gjatë seancës në gjykatë ai ka mohuar akuzën duke pretenduar se SPAK ka vetëm thëniet e të penduarit dhe asnjë provë tjetër.