9 muaj pasi u infektua/ Brataj: Po të ishte në dispozicion vaksina anti-COVID, do e bëja që tani

22 Dhjetor 2020, 23:41 | Përditesimi i fundit: 2020-12-22 23:46:27

Kreu i Shërbimit të Urgjencës, Skënder Brataj, ka qenë ndër të parët personazh publik që është infektuar me COVID-19. Ai e mban mend mirë datën, 20 mars 2020. Pyetur nëse do e bënte vaksinën, kjo edhe për shkak të skepticizmit që ka në publik, Brataj tha me bindje "po".

"Dhe tani do e bëja po të ishte në dispozicion vaksina. Në fillim ishin të gjitha të dhëna dhe lajme nga prodhuesit dhe ne kishim skepticizëm se normale e di që ti që e prodhon normalisht do ta shesësh, pir kur futen në lojë agjencitë, ndryshon", tha Brataj.