90% e maturantëve janë regjistruar në universitet, shkencat ekzakte ‘në krizë’, studentët preferojnë degët e mjekësisë

13 Tetor 2022, 21:22 | Përditesimi i fundit: 2022-10-13 21:23:18

Ka përfunduar raundi i dytë i regjistrimeve në universitet, ndërsa për maturantët që ende janë në pritje të degës së preferuar, raundi i tretë i lë hapësirë aplikimi deri më 21 tetor. Degët e mjekësisë mbeten më të preferuar në këtë fazë, ndërsa matematika, kimia dhe fizika janë më pak të preferuarat.