90 minuta larg 'Botërorit', flet futbollisti shqiptar i Maqedonisë së Veriut pas triumfit me Italinë: Në futboll nuk ka favorit

25 Mars 2022, 14:02

Vetëm 1 ndeshje larg ëndrrës së "Botërorit" është Maqedonia e Veriut pas fitores historike me Italinë ku kontribuuan 4 futbollistë shqiptarë, njeri prej të cilëve ndau emocionet e ndeshjes në ekranin e Report TV.

"Jam pa fjalë", tha Ezjan Alioski, futbollist RMV. Ai sqaroi se pavarësisht se Maqedonia e Veriut fitoi ndeshjen e djeshme, ekipi kërkon më shumë, të hyjë në botëror.