900 euro/nata, Mazniku del nga prokuroria: Tregova të verteten

30 Shtator 2019, 11:59 | Përditesimi i fundit: 2019-09-30 15:47:15

TIRANË- Nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbian Mazniku është paraqitur ditën e sotme në Prokurori, ku do të merret në pyetje lidhur me akuzat e bëra nga Partia Demokratike për faturat në Barcelonë.

"Është që t'i japim drejtësisë informacionin, sepse vetëm e vërteta mund baltën, zhurmën dhe 'Fake News', tha Mazniku pasi u morr në pyetje. 

Prokuroria nisi hetimet pas denoncimeve në media nga PD-ja  se fatura e qëndrimit të Maznikut në hotelin 908 euro nata në Barcelonë është paguar nga administratori i Fusha shpk.

Për demokratët, kjo mënyrë përdoret nga kjo kompani për të përfituar tendera në Bashki.