98 deputetë i hapin rrugën shkarkimit të Metës, miratohet Komisioni Hetimor!

7 Maj 2021, 14:12

I hapet rruga për herë të dytë shkarkimit të Presidentit të Republikës Ilir Meta. Raporti i 'Ligjeve' për ngritjen e Komisionit Hetimor që do të shqyrtojë kërkesën e 49 deputetëve të mazhorancës është miratuar me votën pro të 98 deputetëve. Kuvendi miratoi gjithashtu edhe përbërjen e Komisionit Hetimor, me kryetar Alket Hysenin dhe nënkryetar Myslim Murrizin.