98 mln euro kredi nga BERZH për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit, linja do jetë elektrike, punimet mbyllen në 2030

21 Maj, 21:10

Brenda këtij viti do të nisë rehabilitimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, e cila do të përfundojë në vitin 2030, e do të kushtojë 373 milionë euro. Projektligji për marrjen e kredisë prej 98 mln euro nga BERZH, u miratua këtë të martë në komisionin e Çështjeve Evropiane.