A do e dekretojë Meta Lleshin? - Pjesa e dytë

TIRANË- Edhe pak orë kanë mbetur deri në vendimin për dekretimin apo jo të ministrit të ri të Brendshëm, Sandër Lleshit nga presidenti Ilir Meta.

Të ftuarit në emisionin ‘Repolitix’ janë gazetarët Poli Hoxha dhe Erjon Tase, ish-drejtori i policisë Mit’hat Havari dhe ish-kreu i SHIU-t Ylli Zyla. Në fjalën e tyre, thuajse njëzëri ata kanë shprehur mendimin se presidenti Meta nuk do ta dekretojë gjeneralin Sandër Lleshi.  

Tase: Është e drejta e presidentit që ta shohë me një filtër kandidaturën që ai ka brenda opozitës. Ai thotë një fjali që mua më bind që nuk do ta dekretojë. Pak a shumë unë kuptoj që ai nuk do ta dekretojë.

Havari: Mendoj që Meta këtë gjë e sheh me shumë seriozitet. Ai kërkon njerëz me shumë eksperiencë.  

Zyla: Po shoh që maxhoranca po tregohet arrogante. Duke parë shumë dekrete që ia çon Metës shumë formalisht dhe pastaj i miraton me kartona. Unë shoh që Meta nuk ka ndërmend ta dekretojë Lleshin. E lë të kuptohet mes rreshtash. 

Hoxha: Presidenti mbron frymën kushtetuese. Ai thotë se nuk jam noter. Po të kishim një parlament normal do t’i bënim një skaner as në parlament. 

Më tej në fjalën e tij, ish-drejtuesi i policisë Havari u shpreh se Lleshi nuk është figura e duhur për postin pasi edhe detyrën si këshilltari i Ramës për sigurinë kombëtare nuk e ka kryer siç duhet. 

I të njëjtit mendim me të ishte edhe Zyla, i cili u shpreh se gjenerali Sandër Lleshi është përgjegjës mbi gjendjen që është përfshirë vendi nga krimi.

Programe të tjera

Shiko të gjitha