A do jetë Berisha në grupin parlamentar të PD në shtator? Basha shmanget sërish: Nuk komentoj çështje jashtë raportit të OSBE për zgjedhjet

27 Korrik 2021, 12:56

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është shmangur sërish pyetjes mbi faktin nëse Sali Berisha do të jetë apo jo pjesë e grupit parlamentar të PD në shtator, pasi u shpall 'non grata' nga SHBA.

Në konferencën për shtyp të mbajtur ditën e sotme, Bsha tha se nuk do të komentojë sot asnjë çështje tjetër, veç asaj për raportin e OSBE për zgjedhjet e 25 prillit.

Ishte PD që kërkoi që Tom Doshi, po ashtu i shpallur 'non grata' nga SHBA, të mos kandidonte në zgjedhjet e 25 prillit, por nuk dihet nëse do të mbajnë të njëjtin qëndrim edhe për Berishën.