A do të hapen negociatat në tetor

18 Shtator 2019, 16:11 | Përditesimi i fundit: 2019-09-19 20:46:33

'Nëse nuk arrijmë që të fitojmë betejën për ndryshimin e sistemit zgjedhor atëherë do të largohem nga parlamenti dhe nga vendi. Nëse ky sistem do të bëhej i drejtë nuk përjashtoj krijimin e një lëvizje të re politike".

Kështu deklaroi deputeti opozitar Ralf Gjoni mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin Repolitix të drejtuar nga Denis Minga. Për Paskal Milon nuk ka shpresë që të ndryshojë sistemi, pasi tha ai 'numrat e opozitës në Kuvend do i përcajnë, do i blejnë. Ka njerëz që blihen dhe shiten'.

Në panelin e të ftuarve ishte edhe ish-kreu i Aleancës Demokratike Neritan Ceka i cili theksoi se i vjen turp nëse do të hapen negociatat me këtë klasë politike. Ai fajësoi politikën për gjendjen e krijuar, pasi u shpreh se 'kur ne shkruanim dhe kishim teatro, këta që na vendosin kushte jetonin në pemë', referuar vendeve anëtarë të BE-së.

Por ish-kreu i prokurorisë së Apelit të Tiranës Shkëlqim Hajdari tha se do të bëjë thirrje për mbledhjen e 10 mijë personave në grevë urie me qëllim ringritjen e demokracisë në vend nëse gjendja nuk ndryshon.