A duhen rishikuar taksat e karburantit? Rama: Do shkonte tek drejtuesi i mjetit, askush s’do pranonte të paguante 4-fish më shumë

18 Mars, 14:28 | Përditesimi: 18 Mars, 14:28

 

Për të frenuar një shtrenjtim të çmimit të naftës edhe më shumë, Konfindustria i kërkoi sot qeverisë të rishikojë taksat, pasi në një litër naftë rëndojnë sot 4 taksa, akciza, TVSH-ja, taksa e karbonit dhe e qarkullimit. Por, kryeministri Edi Rama tha se kjo taksë nuk ka për të ndryshuar, pasi edhe nëse do prekej, taksa do të shkonte drejtpërdrejtë tek drejtuesi i mjetit, në formën e taksës për mjetin.

A.M/Shqiptarja.com