A e detyron vendimi i GJKKO Ramën të shkarkojë Ballukun? Ja si përgjigjet avokati Hoxha

20 Nëntor, 12:15 | Përditesimi: 20 Nëntor, 12:16

Avokati Arbër Hoxha, në një intervistë për Report TV, u pyet për masat e dhëna nga GJKKO ndaj zëvendës kryeministres  dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, pezullim nga detyra dhe ndalim daljeje jashtë vendit. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu nëse kryeministri Edi Rama detyrohet nga vendimi i Gjykatës së Posaçme për ta shkarkuar apo jo Ballukun, ai u përgjigj:

“Ligjërisht e pezullon atë nga detyra, më pas është kryeministri që zgjedh nëse zëvendës kryeministrja do të jetë e pezulluar apo jo. Ligjërisht nuk e detyron atë që ta shkarkojë atë. Kemi me një vendim pezullimi dhe ky vendim për aq kohë sa është në fuqi, zëvendës kryeministrja nuk e ushtron dot detyrën për sa kohë është në fuqi. Moralisht mund të shkarkohet por ligjërisht nuk është i detyrueshëm për kryeministrin për ta shkarkuar atë. “, tha avokati.

r.k./Shqiptarja.com